Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në New York, u takua me Kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai.
Përmes një komunikate për media, thuhet se gjatë takimit kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kultutore e edukim, përfshirë edhe politikat e dy vendeve në përballje me ndryshimet klimatike.
“Palët u takuan në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore dhe edukim, dhe për politikat e dy vendeve në përballje me ndryshimet klimatike. Kryeministri trajtoi dhe avancimin e shtetit tonë në tri vitet e fundit, politikat e ndërmarra në sektorë kyçë dhe perspektivën për të ardhmen. Ai nënvizoi sundimin e ligjit, sigurinë, luftimin e korrupsionit dhe iniciativat në fushën e diplomacisë, e për të cilat shprehu gatishmërinë e Kosovës që të ndajë përvojat respektive përmes trajnimeve dhe akademive në vendin tone”, thuhet në komunikatë.
Duke shprehur vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit, Kurti ka falëndeuar kryeministrin Salwai për takimin dhe bisedën./Njeshi/