Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris.
Kurti e Haddad folën mbi thellimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, në kuadër edhe të forumit i cili do të mbahet sot, njofton Qeveria e Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se u diskutua edhe për rrugëtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.
“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin e qeverisë
Bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi ishte edhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, teksa Kurti e falënderoi Haddadin për mbështetjen ndaj Kosovës.
Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz/Njeshi/