5.1 C
Pec
E diel, 10 Nëntor, 2024

Kurti takohet me Scholz, kërkon mbështetje nga Gjermania për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Pas sesioneve dhe punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, që në 10-vjetorin e tij u mbajt pikërisht në kryeqytetin e Gjermanisë, në objektin e Kancelarisë gjermane, Kryeministri  Kurti, i shoqëruar nga ministri Çeku u mirëprit për një takim bilateral nga Kancelari Olaf Scholz.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e falënderoi kancelarin Scholz për mikpritjen e sotme, dhe e përgëzoi për samitin e suksesshëm të cilit i paraprinë gjashtë ministeriale dhe zhbllokimi në CEFTA, ku tani Kosova përfaqësohet nga institucionet e saj në vend të UNMIK-ut.

Së bashku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat Gjermania mund ta mbështes Kosovën.

“Nga ai dhe Gjermania kryeministri Kurti kërkoi që të mbështesë largimin e masave të BE-së, gjë që tashmë është kërkuar edhe nga vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell”, vijon tutje njoftimi.

Kryeministri gjithashtu kërkoi nga kancelari Scholz mbështetjen në adresimin e çështjes së hapësirës ajrore të Serbisë e cila mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt dhe nga Kosova tash e 25 vjet, duke shkaktuar kështu si dëme financiare kompanive të fluturimeve ashtu edhe ndotje të mjedisit për shkak të zgjatjes së fluturimeve për dhe nga Kosova.

Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të tij, përfshirë këto që u nënshkruan dhe u dakorduan sot, përkatësisht Marrëveshjen për Qasje në Arsim të Lartë dhe Pranim për të Studiuar në Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...