Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së me bashku me Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shtetin e Izraelit, Ines Demiri, priti në takim ministrin për Turizëm të Izraelit, Haim Katz, që po shoqërohej nga Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tammy Ziv dhe ambasadori Peleg Lewi, njëherësh këshilltar i ministrit Katz.
Gjatë bisedës, kryeministri foli gjithashtu edhe për punën e qeverisë dhe arritjet kryesore, por edhe për potencialin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të cilat vendosën marrëdhënie diplomatike në shkurt të vitit 2021.
Ministri Kazt, u shpreh falënderues për takimin dhe për mikpritjen që e ka përjetuar gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë. Gjithashtu u shpreh i kënaqur me vendet dhe lokalitetet kulturore, arkeologjike e historike që Kosova ka, e të cilat do të mund të tërheqin vëmendjen e interesimin e vizitorëve nga Izraeli, dhe qe i gatshëm që të ndajë me Kosovën praktikat më të mira në turizëm. Ai tha se është optimist se në një të ardhme të afërt Kosova do të bëhet destinacion i vizitorëve izraelitë./Njeshi/