7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Kurti takoi sekretarin e INTERPOL-it: Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Sipas njoftimit për media thuhet se luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, ishin temat kryesore të diskutimit.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë dy viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar trans-nacional.

“Duke theksuar se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...