9.8 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Kurti takon Ali Ahmetin para takimit me Borell e Lajçak

Kryeministri Albin Kurti ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian afër rezidencës presidenciale të Maqedonisë Veriore në Ohër.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hajrullah Çeku, kurse Ali Ahmeti ka qenë i shoqëruar së bashku me ministrin e jashtëm, Bujar Osmani.

Kujtojmë se nga ora 10:00 do të nisin takimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi me zyrtarët e BE-së.

Derisa, më vonë do të zhvillohet takimi ndërmjet Kurti dhe Vuçiqit për diskutim të planit franko-gjerman/Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...