6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Kurti takon ambasadorin turk, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, u takua sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe procesi zgjedhor.

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend. Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatë për media.

Gjatë bisedës, Kurti gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...