8.8 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Kurti takon bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, flasin për zhvillimet në vend dhe rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), pas takimit që kishin së bashku me liderët e partive simotra rajonale të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i uroi mirëseardhje Klingbeil për vizitën e tij të parë në Kosovë, raporton Klan Kosova.

Përgjatë takimit, u fol rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon, çështjeve aktuale, qeverisjes mbi vlera dhe parime socialdemokrate, marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe rreth zgjedhjeve të ardhshme evropiane në pranverë.

“Në takimin ku të pranishëm ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryeministri Kurti e njoftoi z. Klingbeil për rezultatet dhe arritjet e qeverisjes së deritanishme, me theks tek politikat sociale universale që janë prezantuar për herë të parë, siç është ajo e shtesave për fëmijë dhe nëna të reja, dhe për masat e tjera që qëllim kanë rishpërndarjen e rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SPD-së për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin demokratik të vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...