3 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Greqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Kurti ka zhvilluar takim me ministrin grek në një restorant, në periferi të Prishtinës, shkruan KSP.

Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias e ka pritur në takim edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Siç është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga Presidenca, Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajon, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, siç është bërë e ditur, Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...