9.5 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Kurti takon deputetët e grupit Europarlamentar ‘’Renew Europe’’, u diskutua mbi rrugëtimin drejt BE-së

Pas takimit të 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Kryeministri Kurti u prit nga kryesuesi i grupit parlamentar ‘’Renew Europe’’, eurodeputeti Stephane Sejourne, i shoqëruar nga kolegët e tij Ilhan Kyuchyuk, Dragos Tudorache dhe Klemen Groselj.

“Kurti i falënderoi eurodeputetët dhe grupin e tyre parlamentar për pozicionimin dhe qëndrimin e tyre pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces i cili presim që së shpejti të finalizohet suksesshëm. Palët diskutuan dhe mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian të Republikës së Kosovës dhe aplikimeve për anëtarësim në BE dhe Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit.

Më tej, Kurti i njoftoi reformat e deritanishme dhe rezultatet e arritura përgjatë dy viteve të fundit.

“Vendi ynë vazhdon të shënojë përmirësim në indikatorë ekonomikë e demokratikë, të cilët janë përkthyer në renditjen e Kosovës në mesin e vendeve me përparimin më të lartë të demokracisë në rajon e më gjerë. Sundimi dhe zbatimi i ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit po kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, si bazament i drejtësisë, demokracisë e zhvillimit”, ka thënë Kurti.

Takimi u përmbyll duke biseduar mbi procesin e dialogut, propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin e 18 marsit/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...