14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Kurti takon pastorin Krasniqi, flasin për Projektligjin e lirive fetare

Kryeministri Albin Kurti priti në takim pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, me të cilin diskutuan për Projektligjin e lirive fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën keqardhje që ky projektligj nuk po votohet në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim së bashku me pastorin Krasniqi ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore, Arteida Krasniqi dhe Gani Mehmetaj.

Mosmiratimi i projektligjit në Kuvend, siç u tha në njoftim, po ndodh për shkak që projektligji në fjalë duhet votuar edhe nga 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve, si ligj i interesit vital.

“Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kjo e fundit thuhet se e ka shtyrë përpara këtë projektligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...