27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Kurti takon Prattipatin, flasin për për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen për bizneset vendore

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të rregullt dhe marrëdhënieve të ngushta ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe SHBA-së.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

Kurti vlerësoi vendimin e fundit të vendeve të NATO-s për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, të miratuar në samitin e 25 qershorit në Hagë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë kolektive.

Në planin ekonomik, palët theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Në këtë drejtim, kryeministri Kurti mirëpriti mundësinë e bashkëpunimit të shtuar me Korporatën e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), veçanërisht për mbështetjen e sektorit privat.

Një nga projektet e theksuara ishte mbështetja e mundshme e DFC-së për kompaninë vendore Kosmonte Foods, me një kredi potenciale prej 50 milionë dollarësh, e parashikuar për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në industrinë ushqimore.

Investimi parashihet të realizohet në dy faza: ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mishit dhe krijimi i kapaciteteve për ruajtje të ftohtë, ngrirje të shpejtë dhe përpunim të frutave dhe perimeve të freskëta.

Kurti shprehu falënderim të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Ai e cilësoi këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin demokratik, ekonomik dhe të sigurisë në Kosovë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...