15.7 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Kurti takon profesorin Rexhep Ferrin: I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike, përherë mirënjohës kontributit të tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashk me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Ceku vizituan profesorin e piktorin Rexhep Ferrin me të cilin biseduan për kujtimet e mëhershme.

Kurti përmes një statusi në rrjetin socila në Facebook ka shkruar se Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën artistike të Kosovës.

Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...