9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Kurti takon Scholzin: U dëshmuan marrëdhëniet e forta mes Kosovës e Gjermanisë

Kryeministri Albin Kurti ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Berlin. Kurti ka thënë se në takimin me shefin e qeverisë gjermane janë dëshmuar marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe vizioni i përbashkët si socialdemokratë për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.

Kurti ka thënë se ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së, për të cilën tha se fokus i bisedës ishte fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat.

“E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet. Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjatë qëndrimit në Gjermani. Kurti është takuar edhe me mërgatën atje, për të cilët tha se i ka informuar për zhvillimet në vend.\Njeshi\

 

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...