14.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Kurti takon senatorin amerikan: Koha e fundit që Radojiçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u takua me senatorin amerikan, Chris Murphy, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.

Sa i përket sulmit të 24 shatorit në Banjskë, Kurti ka theksuar se tashmë është koha e fundit që Milan Radojiçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës.

Madje, gjatë takimit me senatorin, kryeministri përsëri ka kërkuar nga ShBA-të të bëjë trysni mbi Beogradin zyrtar.

“Kurti nënvizoi se Serbia duhet të tërheqë letrën e dërguar drejt Bashkimit Evropian nga ana e ish-kryeministres Brnabiq dhjetorin e vitit të kaluar, përmes së cilës shprehet refuzimi dhe tërheqja nga marrëveshja nga ana e Serbisë. Serbia duhet të kthehet te marrëveshja dhe ta respektojë atë në mënyrë që e njëjta të zbatohet. Nuk ka zbatim të marrëveshjes sepse para së gjithash nuk po ka respektim të saj. Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kryeministri Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka potencuar sërish përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Aneksit Implementues të Ohrit.

Në fund të takimit, Kurti ka falënderuar senatorin, teksa i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...