Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Anna Rostocka.
“Ky projekt në veçanti ka mundësuar krijimin e një platforme digjitale nga Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit dhe buletinin dyjavor që promovon mundësitë që ofron qeveria për komunitetet joshumicë.
Ai gjithashtu ka mbështetur procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit në Mitrovicën e Veriut, që ka mundësuar deri tash 381 të diplomuar të aplikojnë për pozita në institucionet e Republikës së Kosovës, dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve përmes ngritjes së kapaciteteve të përkthyesve,” thuhet në njoftim.
Tutje, kryeministri Kurti falënderoi Rostockën për përkrahjen e IOM-it dhe shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit për qëllime të përbashkëta dhe në shërbim të komuniteteve joshumicë./Njeshi/