20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Kurti të enjten në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Samiti do të mbahet të enjten më 16 maj në Kotor ku do të diskutohet Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet të enjten, më 16 maj në Kotor (Hotel Hyatt Blue Bay), gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Jim O’Brien./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...