6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kurti: Thaçi e ka vënë shtetin tonë në pazar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj raportimeve të fundit të mediave për mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke thënë se opsione për Kosovën po sa të duash, me 13 pika, me 16, me 17 e me 22 pika.

Ai në një shkrim në Facebook shkruan se kjo po ndodh, pasi sipas tij, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka vënë shtetin në pazar dhe po thotë se u bë aksham.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika! Sepse i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar dhe po thotë se u bë aksham. Kosovën don ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë: dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet. Çka i bie kjo, si Bosnja, si Palestina apo si Hong Kongu? Paj, të trija këto. Ama në fund të dialogut na vjen njohja, thotë edhe qeveria porsi ai – pra, do të njihet ajo që mbetet nga Kosova, ndërkohë që e kanë pranuar mosnjohjen e Serbisë. Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin.”-shkruan Kurti. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...