27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Kurti thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë në zgjedhjet e BE-së

Këtë të diel, më 9 qershor, në 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të mbahen zgjedhjet evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë nëpër shtetet anëtare të BE-së e që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë atë.

Kurti ka thënë se përkundër se Kosova padrejtësisht po vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese nga BE-ja, si popull duhet ti njohim meritat e atyre që ndihmuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

“Sigurisht që Kosova që padrejtësisht ia imponuan masat shtrënguese që sot shtetet anëtare dhe Komisioni orvaten ti heqin ka arsye të sinqerta për t’ia shprehur mërinë BE-së. Por ne jemi një popull e Republikë e matur që i njohim meritat e atyre që ndihmuan në çlirimin e vendit tonë para 25 vjetëve, si dhe pavarësinë tonë të shpallur para 16 vjetëve. Liria jonë dhe e ardhmja jonë sigurohen me Evropës dhe brenda Evropës, për Bashkimin Evropian dhe me neve në BE. Si kryeministër i Kosovës, po e shpreh besimin tim që të votoni për forcat e përparimit, për ato forca që nuk janë ekstreme dhe janë të qarta në pozicionimin e tyre ndaj vendeve armiqësore me BE-në.

Kurti tha se partia të cilën e udhëheqë i takon qendrës së majtë, dhe kësisoji përkrahë Aleancën Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve.

“Ne si Vetëvendosje i takojmë qendrës së majtë, forcës së dytë në PE, pra Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, apo SD siç njihet ndryshe. E mbështesim programin e tyre për një Evropës sociale, demokratike dhe të qëndrueshme”, tha Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...