Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur incidenti dhe sulmi me eksploziv ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Kreu i Qeverisë ka thënë se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale
Kurti ka thënë se të gjithë kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës.
Ai ka treguar gjithashtu se është arritur sanim i pjesshëm i dëmtimit të kanalit.“Kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin. Jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve të ujit të kanalit, që e bën edhe ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë.
Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë kryeminis /Njeshi/