11.5 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Kurti thotë se Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Sipas Kurtit, Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

‘’Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë.Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar’’, ka shkruar Kurti.

Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët, e bashkë me të edhe imazhi i vendit tonë i cili çdo herë e më shumë po përmirësohet, e Republika përherë e më shumë po lartësohet, ka shtuar Kurti./Njeshi/

May be an image of text

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...