18.5 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kurti uron Fitër Bajramin: Uroj që ky muaj të sjellë dashuri dhe mëshirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Ai ka shpërndarë mesazh urimi, duke iu dëshiruar shëndet, mirësia dhe begatia për ata dhe familjet e tyre.

“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka shtuar se agjërimi i Ramazanit ka shërbyer si ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.

“Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, ka shkruar Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...