Kryeministri Albin Kurti ka uruar homologun e tij të ri britanik, Keir Starmer, për fitoren në zgjedhje dhe postin e ri.
“Urime për Keir Starmer Partisë Laburiste për fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e djeshme. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe mezi presim për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në X.
Starmer më herët e uroi edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer, për fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese derisa po merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.
Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve-Osmani uron Starmer për fitoren
Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mbajtur fjalimin e tij të parë si shef i Qeverisë, pasi u emërua edhe zyrtarisht nga Mbreti Charles III, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë fjalimit të tij jashtë Downing Street, Starmer tha se puna është urgjente dhe ajo do të fillojë qysh sot, raporton The Guardian.
“Ju na keni dhënë një mandat të qartë dhe ne do ta përdorim atë për të ofruar ndryshime. Për të rikthyer shërbimin dhe respektin ndaj politikës. Fundi i epokës së performancës së zhurmshme. Ecni më lehtë në jetën tuaj. Dhe bashkoni vendin tonë/Njeshi/