15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Kurti uron vitin e ri shkollor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një urim të veçantë për fillimin e vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e këtij momenti, veçanërisht për nxënësit e rinj që për herë të parë ulen në bankat e shkollës.

“Në veçanti, uroj të gjithë nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta sot fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre por edhe të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social, Facebook.

Kurti ka shprehur bindjen se kjo periudhë e re do të jetë një rrugëtim i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve dhe për të ardhmen e Kosovës./Njeshi/

Postimi i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...