21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot  Atdhe Hetemin – drejtor i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me të cilin ka biseduar për raportin gjashtëmujor të këtij institucioni.

Kurti, ka thënë se “të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mblidhen nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka potencuar se në takimin e sotëm me Drejtorin Ekzekutiv të IKKL-së, Atdhe Hetemi, kanë biseduar për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi kaq të rëndësishëm për Republikën tonë, për të kaluarën e të ardhmen tonë dhe për paqen e qëndrueshme./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...