23.9 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Kurti vizitoi Panairin e Librit “Prishtina 2024”, vlerëson autorët vendas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi gjatë ditës Panairin e Librit “Prishtina 2024” së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe studentë e aktivistë.

Këtë herë, edicioni i 24-rt i panairit, erdhi nën moton “Përgjigjja është libri” dhe u organizua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

“Kryeministri pati mundësinë të shohë nga afër botime të vjetra e të reja të paraqitura përgjatë këtij panairi e ku veçanërisht vlerësoi botuesit dhe autorët vendas”, thuhet ne njoftim.

Dita e fundit e panairit është ajo e nesërmja. Kryeministri Kurti i ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë atë përpara mbylljes së të dielës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...