6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kurti viziton familjen e Selimit: Vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar familjen e Rexhep Selimit, në 4-vjetorin e arrestimit të tij.

Përmes një postimi nga Vetëvendosje, thuhet se Selimi tash e katër vite është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Hagës, derisa e kanë cilësuar si figurë të cmuar që i ka shërbyer Kosovës.

“Sot, vizita e Kryeministrit Kurti dhe krerëve të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! te familja e Rexhep Selimit, bashkëshortja e tij dhe deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, përforcoi edhe një herë bindjen tonë të pathyeshme: lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe dinjitoze. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë, gjykimin e padrejtë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, thuhet në postimin e VV-së.

Më tej, në reagim VV-ja tha se si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë janë të patundur në mbështetjen për Selimin.

“Si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë, jemi të patundur në mbështetjen për Rexhepin dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më parë te ne, te vendi që aq shumë e deshi dhe për të cilin kontribuoi shumë dhe pa kursyer asgjë”, thuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...