20.1 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Kurti viziton futbollistët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar të martën futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, ka njoftuar FFK-ja.

Kurti ishte i shoqëruar edhe nga ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku dhe zv/ministrja Daulina Osmani.

Në njoftimin e FFK-së, thuhet se presidenti i këtij institucioni, Agim Ademi ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën dhe ka falënderuar institucionet shtetërore për mbështetjen ndaj ekipit të Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri Kurti ka falënderuar futbollistët dardanë dhe stafin për punën e mirë dhe emocionet e mëdha që po i japin popullit Kosovar.

Ai, gjithashtu u ka dëshiruar suksese në dy ndeshjet e këtij muaji, me Zvicrën në Prishtinë dhe Rumaninë në udhëtim.

“Ju vazhdimisht në ndeshjet e kaluara na keni sjell emocione por ethe. Janë emocione të paharrueshme dhe gëzime të cilat na mbajnë optimistë për të ardhmen. Ju dëshiroj shumë sukses në dy ndeshjet në vijim. E di se me Zvicrën e keni më vështirë edhe për arsye objektive por besoj se me mbështetjen e ministrisë, me trajnerët që keni dhe me punën ekipore e ushtrimet që do të bëni në këto ditë do të keni mjaftueshëm energji që edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 9 shtator por edhe më 12 shtator kundër Rumanisë të jepni maksimumin dhe të merrni rezultatin që të gjithë e presin me aq dëshirë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Në emër të ekipit, kryeministrin me bashkëpunëtorët e tij i ka falënderuar kapiteni Amir Rrahmani.

“Shpresoj që edhe në të ardhmen kontributi dhe ndihma e institucioneve për rritjen e futbollit nuk do të mungojë”, ka thënë Rrahmani. Ministri Hajrulla Çeku premtoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah futbollit dhe përfaqësueses së Kosovës. “Ju jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve dhe ne jemi këtu për t’iu ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme si shtet e si institucione, jo vetëm zyrtarisht por edhe moralisht e me zemër. E keni një shtet dhe shoqëri të tërë mbrapa. Edhe jemi krejt me juve. Dijeni se po e përfaqësoni më shumë se një ekip dhe një sport”, ka shtuar Çeku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...