26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Kurti viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, e cilëson rrëfim suksesi i zhvillimit e kreativitetit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, vizituan hapësirat e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në bisedë me të rejat dhe të rinjtë aty, u njoftuan me idetë dhe njëkohësisht sfidat të cilat po tejkalohen suksesshëm gjatë punës me ndërmarrje të reja inovative.

“Mësova që si ekosistem funksional dhe dinamik, tashmë janë 47 kompani të përfshira dhe 352 të punësuar, ku bëjnë pjesë edhe institucione arsimore dhe ofrues të trajnimeve”, tha kryeministri Kurti duke cilësuar Parkun si një rrëfim suksesi i zhvillimit, arsimimit, progresit, kreativitetit dhe inovacionit.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...