12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Kurti viziton për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të Havës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen Jashari në Prekaz, pasi të hënën ka vdekur Havë Jashari, motra e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Përmes një komunikate për media, thuhet se Kurti u mirëprit nga Rifar Jashari, vëllai i të ndjerës, si dhe anëtarë të tjerë të familjes.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit. Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, thuhet në komunikatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...