21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Kurti viziton udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, thekson përkushtimin për fatin e të pagjeturve

Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tjerë nga Gjakova, kryeministri Albin Kurti, ka vizituar familjen Kumnova.

Ai është pritur nga Nesrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e nënave”.

“Në dhomën e mbushur plot me kujtime të të birit ende të zhdukur, Nëna Nesrete kujtoi marsin e 1999, kur një javë pasi NATO filloi sulmet ajrore kundër Serbisë, Albioni, në atë kohë 21 vjeç, u mor nga shtëpia e tij, së bashku me pesë të afërm të tjerë civilë. Në prill 2011, eshtrat e personave që u morën bashkë me Albionin u gjetën në Batajnicë pranë Beogradit, dhe u rivarrosën në Gjakovë”, thuhet në kumtesë.

Kurti më tej ka theksuar se qeveria është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës në Kosovë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...