9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Kurti vlerëson vullnetin e Papa Françeskut për thellimin e raporteve Kosovë – Vatikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Përfaqësuesin tonë për kontakt me Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, mirëpriti sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich.

Bashkëbisedimi filloi me urimin e kryeministrit për Pashkët, teksa shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Delegatit Speich, me të cilin ndau gjithashtu kujtime dhe përshtypjet e tij nga vizita në Vatikan dhe takimi me Papa Françeskun në qershor të vitit 2023.

“Ai e çmoi vullnetin e Papës për thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit. Hapjen e Misionit Special të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në janar të këtij viti, kryeministri e veçoi si një zhvillim të rëndësishëm në përafrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Ai gjithashtu ritheksoi vullnetin e qeverisë që të punojë ngushtë me Selinë e Shenjtë në promovimin e vlerave njerëzore dhe paqes, krahas raporteve dypalëshe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...