Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi sërë takimesh të rëndësishme me miq të vendit, në ditën e tretë të vizitës në Nju Jork.
Kurti u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
“Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në Neë York. Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan”, shkroi i pari i qeverisë në Facebook./Njeshi