18.5 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kurti zhvillon takim me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinë, temë diskutimi bashkëpunimi midis dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në një takim gjatë ditës së sotme Kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Husein Kavazović.Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin midis Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Po ashtu temë diskutmi ka qenë edhe heqja e vizave për qytetarët e dy vendeve.

‘’Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, teksa të dy palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për më shumë shkëmbime ndërmjet qytetarëve të dy vendeve. Aty u përmend dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e njëanshme të vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës duke e mundësuar udhëtimin e tyre drejt Kosovës vetëm me letërnjoftim biometrik, sipas marrëveshjes për lëvizje të lirë nga Procesi i Berlinit’’, thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se Kurti gjatë bisedës veçoi rezultatet dhe politikat e Qeverisë në mbështetje sociale, përfshirë ndihmën për gratë, lehonat dhe fëmijët, si dhe në edukim dhe shëndetësi.

Ai gjithashtu informoi myftiun  Kavazović rreth projekteve restauruese të shumë objekteve kulturore islame, duke përfshirë xhamitë dhe objekte të tjera fetare, si dhe për investimet e vazhdueshme në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...