20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Kurtit i dhurohet fanellë nga klubi i vetëm shqiptar në Angli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ekipin e vetëm shqiptar në garon në ligën e 11-të të futbollit anglez, Illyrian FC. E.

Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar Arbër Berishën për aktivizimin dhe promovimin e vlerave të popullit tonë në Britani.

“Futbolli anglez për herë të parë ka edhe një ekip shqiptar. Themeluar vitin e kaluar, klubi shqiptar por jo vetëm i shqiptarëve garon në ligën e 11 të futbollit anglez nën emrin emblematik, Illyrian FC. E falënderova Arbër Berishën për aktivizmin dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave të popullit tonë në Britani të Madhe dhe për dhuratën e këndshme sot. Forca Illyrian FC!”, ka thënë Kurti.

Kryeministri gjatë vizitës nga klubi shqiptar mori edhe një fanellë, të personalizuar me emrin e tij./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...