Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias ka reaguar sërish lidhur me ndryshimin e rregullores së KPM-s.
Ajo ka thënë se me këtë gjë është kompletuar kapja e KPM-së.
“1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm
2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së
3. KPM tash ka kryetar jolegjitim.
Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.
Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së.
Ju falenderoj për vëmendje.”, ka shkruar Kusari në Facebook./Njeshi/