12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kusari-lila: Kosova nuk e ka gënjyer Amerikën

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Kosova nuk është duke i prishur raportet me Amerikën.

Ajo gjatë një interviste në T7, thotë se i vetmi problem është se Amerika ka preferuar komunikim tjetër për vendimet që Kosova ka marrë.

Sipas saj në sistemin e vendimmarrjes apo vlerave të kësaj qeverie, Amerika nuk ka vërejtje.

“Nëpër takime të mbyllura ata nuk kanë vërejte. Nuk thonë se ky kryeministër është i korruptuar ose ndonjë nga ministrat. ata nuk i duan befasitë në vendimmarrje, në veçanti kur vjen puna tek disa veprime që kanë të bëjnë me veriun”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj Amerika gjithashtu nuk është pajtuar as me kryetarët shqiptarë në veri.

Ajo thotë se veprimi i kësaj qeveria, dallon prej asaj çka është bërë më herët.

“Për shembull interesi dhe synimi për me e kthye dhe mbajt veriun si pjesë funksionale të Kosovës si çdo komunë tjetër”, ka thënë ajo.

Kusari thotë se Kosova nuk e ka gënjyer Amerikën.

“Pakënaqësia e tyre ka qenë se pse nuk janë informuar përpara vendimit. Në asnjë moment nuk ka qenë interesi që ata të përjashtohen prej vendimmarrjes as amerikanët e as shtetet e tjera të QUINT-it”./Njeshi&T7/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...