13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Kusari-Lila pas deklaratave të Limajt për koalicion: VV, Alternativa dhe Guxo, kanë qenë të qartë për Qeverisje të vetme

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e cila në këto zgjedhje kandidoi bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo, tha se grupi i tyre ka hyrë në këto zgjedhje për të qeverisur vetëm.

Në një deklaratë për T7, Kusari-Lila kur u pyet për deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili i hoqi vijat e kuqe për Vetëvendosjen nuk komentoi me arsyetimin se “është herët të flitet” kur rezultatet ende s’janë certifikuar.

“Lëvizja Vetëvendosje, grupi ynë, ka qenë i qartë për qeverisje të vetme, e para. E dyta, që ende pa u certifikuar rezultatet, pa u konfirmuar mandatet është shumë herët të flitet për çfarëdo mundësie bashkëpunimi në të ardhmen. Nuk kisha komentu specifikisht në deklaratat e z. Limaj për arsye se ka të bëjë me një proces i cili është ende duke vazhduar, prandaj vesoj deklarimet dhe komentet për to mund t’i bëjnë të tjerët”, tha ajo./Njeshi&T7/

Bekë Berisha reagon pas deklaratave të Limajt: Zuzarë, nënshtrimin për interesa mos e shitni vlerë kombëtare

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...