3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Kusari- Lila për garën në Prizren ku vdiqën tre të rinj: Organizimet e tilla duhet rreptësisht të ndalen

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, ka reaguar për aksidentin e rëndë në Prizren, ku vdiqën tre të rinj.

Ajo ka thënë se këto vdekje të shkaktuara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërrasin për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpëra nga organet kompetente.

“Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë.”

Ajo ka thënë se organizimet e tilla duhet të ndalen rreptësisht dhe të merren masa të ashpra.

Kusari- Lila i ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të të ndjerëve.

Postimi i plotë:

Tri vdekje të shkaktuara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërrasin për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpëra nga organet kompetente.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë.

Organizime dhe veprime të ngjajshme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpëra të ndërmiren menjëherë.

Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen.

Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë!

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...