15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Kusari-Lila: Raporti amerikan ka lëshime dhe pasaktësi

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kusari-Lila tha se i njëjti raport është publikua rregullisht viteve paraprake megjithatë është hera e parë që kërkohet të diskutohet për të në seancë plenare me argumentimin se gjetjet janë dramatike.

“Përkundër përpjekjes për të vënë në spikamë diçka që mendohet se është për herë të parë në raport, raporti ndërvite ka pasur përmbajtje që kanë treguar probleme thelbësore në funksionimin e drejtësisë, dhe shtyllat tjera në raport me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka thënë ajo.

Ajo i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi ky tha në seancën ku po diskutohet mbi raportin se një e treta e ministrave janë nën hetime për korrupsion e se kjo situatë kërkon zgjedhje të menjëhershme.

“Bazuar në numrin e madh të kallëzimeve penale nuk flitet për ngritje të aktakuzave sepse nuk ka të tilla. Sa i përket dy dënimeve me emër që janë për ministren dhe zv.kryeministren kemi të bëjmë me fjalën vonim të deklarimit të pasurisë. Raporti i DASH-it nuk e bën ndarjen cilësore të akterëve për të cilët AGK tregon që kanë sulmuar gazetarët”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila u shpreh se një element shqetësues mbetet siguria e grave dhe parandalimi i vrasjeve.

“Raportet në vazhdimësi i referohen dënimeve të ulëta apo dështimeve të gjyqësorit. Për këtë arsye vettingu duhet të jetë prioritet. Fatkeqësisht raporti ka lëshime dhe pasaktësi. Pasaktësi ka te numri i grave në pozita udhëheqëse”, ka thënë ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...