Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në konferencë për media ka folur edhe për kushtet e Listës Serbe për largimin e Njësisë Speciale së Policisë së Kosovës nga veriu, derisa ka theksuar se largimi i tyre nga institucionet e Kosovës ësht╒ bërë nga Beogradi.
Tutje ajo ka shtuar edhe edhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet në komunat veriore ishte poashtu me urdhër nga Beogradi, ndërsa përmendi dhe sulmet e kërcënimet që i janë bërë qytetarëve.
“Sa i përket kushteve të Listës Serbe, po e ritheksoj se largimi i tyre nga institucionet u bë me kerkesë të Beogradit. Edhe mos pjesëmarrja e tyre në zgjedhje ishte nga Beogradi, ku pati edhe kërcënime, ku ndodhi një seri e sulmeve te ndryshme e qytetarëve atje”, tha Kusari-Lila.
Shefja e GP të VV u shpreh se Policia e Kosovës do të jetë në veri, apo qoftë edhe në jug të Mitrovicës, në situatat kur ka kërcënim të sigurisë, e kur ka shkallë të rrezikshmërisë.
“Policia do jetë aty, qofte ne veri apo jug ne situatat kur ka kërcënim të sigurisë, apo kur ka nevojë për prezencën e tyre. Nuk i kemi vetëm sa të jenë aty për defilim, por mbetet aty kur ka shkallë të rrezikshmërisë”, tha ajo./Njeshi/