-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kush bën të ushtrojë dhe kush të nervozohet?

A mund vërtet emocionet të përkeqësojnë shëndetin dhe dikujt për shkak të tyre t’u “pëlcasë” zemra?

Pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe dramatike që më së shpeshti kanë të bëjnë me jetën dhe shëndetin e më të afërmve tanë apo në vendimet afariste mund të çojnë deri në rezultatin fatal te zemrës.

Këtu fjala është për ndikimin e së ashtuquajturës kateholaminë – substanca simpatike në muskuj të zemrës të cilat përshpejtojnë punën e saj dhe rrisin presionin dhe shkaktojnë ngushtim të arterieve të zemrës. Dhe kështu personi i cili ballafaqohet me këtë mund të përjetojë infarkt apo vdekje të befasishme për shkak të aritmisë.

Emocioni tjetër i cili po ashtu ndikon në shëndetin e zemrës është stresi kronik.

Stresi negativ kronik, në rend të parë, ka të bëjë me mbijetesën, pastaj reputacionin dhe me dëshirën që të avancohet në diçka. Stresi kronik po ashtu përshpejton punën e zemrës dhe çon në rritje të shtypjes së gjakut dhe në aritmi.

Pyetjes se cili aktivitet fizik forcon zemrën, kardiologët janë përgjigjur që fjala është për çdo aktivitet! Çdo aktivitet gjatë ditës mblidhet. Kurrë mos dilni nga shtëpia pa bërë ushtrim rreth njëzetë minutash në formë të ushtrimeve për ngrohje. Mirëpo kjo nuk mjafton, nevojiten shëtitje të përditshme dhe 7000 hapa ose, së paku gjysmë ore ecje.

Njerëzit të cilët kanë zemër të dobët, të gjithë të sëmurët duhet të kenë një nivel të caktuar të aktivitetit fizik prej një deri në dy javë me një set ushtrimesh pas të cilave nuk do të lodheni shumë.

Nëse dikush ka probleme më serioze të zemrës duhet të kërkojë këshilla te mjeku i tij./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...