20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Kush është “Baba i kondicionerëve të ajrit”

Kondicioneri i parë modern i ajrit për herë të parë u shpik më 21 korrik të vitit 1902 në Buffalo, Nju Jork. Por, qëllimi fillestar i kësaj pajisje nuk ishte freskimi i hapësirave ku qëndrojnë njerëzit. Shpikësi i kondicionerit të ajrit Willis Carrier, këtë e kishte bërë për nevojat e një fabrike të shtypit.

“Sistemi i parë modern i ajrit të kondicionuar nuk u krijua për t’i mbajtur njerëzit të freskët. Ai u instalua në fabrikën e shtypit Sackett & Wilhelms në Brooklyn për të trajtuar çështjet e lagështisë së verës që prekin shtypshkronjën. I instaluar në vitin 1902, shpikja e Carrier mbajti temperaturën dhe lagështinë e qëndrueshme në fabrikë, duke i mundësuar shtypshkronjës të funksionojë gjatë gjithë vitit pa probleme”, thuhet në biografinë e Carrierit.

Dy dekada më pas (në vitet e 20-ta), një seri instalimesh të kondicionerëve të ajrit u bënë në dyqanet e mallrave me qëllim për t’i mbajtur konsumtarët (klientët) të freskët dhe të rehatshëm gjatë ditëve të nxehta. Kjo ndihmoi në rritjen e shpejtë të biznesit të shitjes me pakicë. Dyqani i parë që instaloi kondicionerë të ajrit për nevojat e konsumtaroëve ishte J.L Hudson Company në Detroit. Aty u instaluan tre ftohës me peshë prej 195 tonë.

Një vendim të tillë më pas e ndërmorrën edhe shitësit në Seattle, Boston, Cincinnati, Dallas and New York City./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...