Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Ryan Wesley Routh ishte shpesh në Kiev.
Fliste me kalimtarë në rrugën e famshme të qytetit “Khreschatyk”, iu drejtohej atyre në anglisht, shkëmbente numrat e telefonit dhe kërkonte ndihmë për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës.
Ai shihej nga vullnetarët që shkonin në Kiev si një lloj nuske për ushtrinë e Ukrainës, thotë Christian Lutz, një gjerman që drejton një organizatë ndihme të quajtur Phoenix dhe që u takua me Routhin disa herë në vitin 2022.
“Burri rekrutues me një flamur amerikan rreth qafës së tij – kështu i referoheshin të gjithë”, thotë Lutz për Radion Evropa e Lirë.
“Ai dukej se ishte një ujk i vetmuar. Nuk kishte kolegë apo miq me vete”, shton ai.
Routh, 58 vjeç, tani dyshohet për përpjekje të mundshme për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tani kandidat i Partisë Republikane për president.
Lexoni lajmin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK Radio Evropa e Lirë. /Njeshi/