8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Kush është Sinisha Petriq, krimineli që vrau shqiptarët në masakrën e Dubravës?

Një kriminel serb që këtë javë pritej të ekstradohej nga Spanja në Bosnjë e Hercegovinë, njihet mjaft mirë nga të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës. Sinisha Petriq, i njohur me nofkën ‘Zenica’, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe ishte dërguar në Dubravë si i burgosur, por aty i ishte dhënë një armë e kishte marrë pjesë në ekzekutimin e të burgosurve shqiptarë.

“Më 19 maj para e mbajke kallashnikovin me ni dorë, ka pasë poshtë tesha ushtarake nalt një maicë të zezë dhe një jelek ushtarak”. Ky përshkrim është për Sinisha Petriq – Zenicën, një kriminel serb me një mal veprash të rënda të kryera ndër vite në shtete të ndryshme

Në periudhën e luftës në Kosovë, ai kishte përfunduar në Burgun e Dubravës, ku serbët e dënuar me dënime të rënda, përfshirë dënime kapitale, kishin marrë një ofertë: të vrisnin shqiptarë të burgosur aty në këmbim të lirës.

Ai, bashkë me ekzekutorë të tjerë, lidhen me dyshimet për vrasjen e 95 shqiptarëve. Atë fort mirë e kujton Dëfrim Rifaj, që bashkë kishin ndarë edhe burgun e Nishit e edhe atë të Dubravës.

Rrethanat e çuditshme që kanë quar në ekstradimin e tij nga Spanja në Bosnjë e Hercegovinë, nuk e gëzojnë atë, pasi sipas tij, i njëjti do të duhej të ballafaqohej me krimet e kryera në Kosovë.

“Emrin e tij le se e kam dëgjuar, por edhe e kam njohur personalisht, sepse ka qenë i dënuar dhe vuajtjen e dënimit e ka pasur në Burgun e Nishit. Kemi qenë bashkëvuajtës. Ka qenë ordiner, i burgosur kriminel, me plot kuptimin e fjalës. Me fillimin e bombardimeve merret vendim që ata me dënim me vdekje dhe të përjetshëm të sillen në Kosovë. E njoh mirë. E kam pas dy hapa para kur na kanë qit në pushkatim”, ka thënë Dëfrim Rifaj, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.

Emri i tij është i njohur edhe për të mbijetuarit e tjerë të Masakrës së Dubravës, por dënimi i tij eventual, nuk është i mjaftueshëm për disa prej tyre, meqë urdhërdhënësit vazhdojnë të mbeten të lirë.

“Emrat e përveçëm, për mua si një i mbijetuar nuk do të thonë asgjë, për shkak se procesi është shumë më i ndërlikuar. Do duhej të ketë një qasje tjetër, për shkak se përgjegjësit kryesorë për organizmin e kësaj masakre, dhe ekzekutimin e kësaj masakre nuk po përmenden fare, pra është vijë institucionale e Serbisë”, ka deklaruar deputeti Enver Dugolli.

Përderisa në duar mban listën me 200 emrat e kriminelëve të Masakrës së Dubravës, i mbijetuar Nait Hasani tregon se dënim s’kanë marrë as 1% e tyre, por që shpresën e ka akoma.

“ Janë dy raste. Një rast është në Prishtinë një gardian që ka marrë pjesë në torturat tona të të burgosurve, drejtpërdrejt në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit. Ai është i arrestuar, dhe të njëjtën kohë gardiani i Dubravës, Gagi. Pra vetëm këto dy raste i kemi nga 190 raste tjera që janë, të pjesëmarrësve që në forma të ndryshme kanë torturuar, vrarë dhe masakruar në Dubravë, bashkë me ushtrinë policinë dhe të burgosurit serbë që kanë qenë”, është shprehur Nait Hasani.

Përveç si pjesëmarrës në masakrën e Dubravës, në maj të vitit 1999, Petriq, lidhet edhe me rrethanat e pandriçuara të vrasjes së të rinjve serb në kafeterinë Panda, për të cilin kishte pasur tentime që të fajësohen shqiptarët.

Ekstradimi i tij drejtë Bosnjes, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit për krim të organizuar e një arsenal armësh që i ishte kapur në Spanjë, pritet që të bëhet në muajin e ardhshëm Por mediat boshnjake, kanë paralajmëruar për mundësinë që ai pas një kohe të shkurtër, të përfundojë sërish në liri, pavarësisht pretendimeve për krime të rënda që rëndojnë mbi të./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...