Xhevdet Loxha, nga inxhinierët e dalluar pejan, të gjeneratës së parë të intelektualëve që nxori Kosova në kohëra jo të lehta nën Jugosllavi, vdiq dje në moshën 81 vjeçare ndërsaqë u varros sot më 6 Tetor 2024, në varrezat e qytetit të tij të lindjes në Pejë.
Ka qenë gazetari i njohur Virtyt Gacaferri, që jo vetëm si familjar i të ndjerit, por edhe si një kronist i mrekullueshëm e ka përshkuar personalitetin e tashmë të ndjerit Xhevdet Loxha e bashkë me të edhe rrugëtimin e familjes Loxha ndër dekada.
Brenda pak fjalish e fort mjeshtërisht, Gacaferri ka ndarë aq shumë përshkrim qytetarie sa nuk ka.
Postimi i plotë:
‘Xhevdet Loxha
Sot e varrosem dajen Xhevdet.
Lindi ne nje familje te pasur e cila i humbi te gjitha dy here po arriti te rimekembet. Daja ishte ne krye te kesaj rimekembje dhe mbajtjes se kujtimit familjar gjalle dhe me mburrje.
Ai ka pase nje jete te permbushun per vete dhe komunitetin. Nder inxhinjeret e pare te teknoogjise ne fabriken e autopjeseve ne Peje. Nje nder industrialistet e pare te ngjyrave per automjete ne Kosove, qysh nga vitet e nentedhjeta.
U shkollua ne Universitetin e Shkupit, punoi ne industrine e qytetit dhe ngriti nje nga kompanite pionere te fushes ne Kosove.
Vdiq i rrethuar nga dashuria e vellezerve, motrave gruas femijeve dhe nipave e mbesave.’/Njeshi&RADIO 1/