18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Kushti i Haradinajt për shpërbërjen e Kuvendit, çka u tha dje pas darkës Kurti-Krasniqi

Një nismë për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës është aktualizuar dje.  Ajo u përmend fillimisht nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi që kërkoi mbështetjen e të gjitha subjekteve politike për dakordimin rreth një datë për zgjedhjet e reja. Ramush Haradinaj i AAK-së u përgjigj duke thënë se e mbështesin shpërbërjen e Kuvendit vetëm në rast të shkarkimit apo dorëheqjes së kryeministrit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbështesë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës vetëm me kushtin që të jap dorëheqje apo të shkarkohet kryeministri Albin Kurti. Të paktën kështu deklaroi dje i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur një thirrje të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për dakordimin në mes të partive politike në vend për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai theksoi se dështimet brenda Kosovës dhe jashtë e kanë vetëm një emër “Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti” dhe se si i tillë, Kurti sipas tij po e sheh opozitën si shpëtimtare e tij.

“Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij.  Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”, shkroi Haradinaj dje.

Ka qenë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ai i cili pas darkës me kryeministrin Albin Kurti kas kërkuar nga partitë politike që të bëhen bashkë dhe ta vendosin një datë për zgjedhjet e parakohshme.

“Uroj që edhe partitë e tjera të mbështesin një nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Stagnimi i theksuar i shtetit, posaçërisht në ekonomi, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mund të presë më shumë. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë më një dëshirë politike – por një domosdoshmëri nacionale. PDK është gati! I gjithë vendi është gati!”, shprehet ai.

Ndërkaq kryeministri Kurti tha se me theks të veçantë kanë diskutuar për agjendën legjislative. Ai përmendi marrëveshjet ndërkombëtare dhe disa projektligje, për votimin e të cilave i nevojiten edhe votat e opozitës.

“Me theks të veçantë [diskutuam] agjendën legjislative. Ne i kemi 13 marrëveshje ndërkombëtare që janë në pritje për t’u votuar, dihet që nuk mjafton shumica e thjeshtë, nevojiten 2/3 e deputetëve… Dhe i kemi pesë projektligje, qofshin ato në lexim të parë apo të dytë, për të cilat neve na nevojitet mbështetja e opozitës, apo më mirë të them bashkëpunimi me ta, sepse konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”, tha Kurti.

Se kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme e konfirmoi edhe kryeministri Kurti. Ai tha se zgjedhjet e ardhshme janë çështje muajsh dhe shprehi gatishmërinë që të diskutojë edhe me partitë tjera opozitare.

Kurti përmendi dy afate- pranverën dhe vjeshtën.

“Diskutuam edhe për situatën në përgjithësi dhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare dhe sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt kur dihet që unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit tim qeverisës….Ata e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve dhe jam i interesuar ta diskutojë me PDK-në, LDK-në, AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës. E dim që në përgjithësi është pranvera ose vjeshta”, tha Kurti para mediave.

Ai nuk përjashtoi stinën e dimrit ose të verës, por më mirë sipas tij është në pranverë ose vjeshtë.

Ndërkaq, lidhur me këto çështje u deklaruan mbrëmë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një lidhje direkte në Pressing në T7 tha se LDK është e gatshme për zgjedhje. Por Haziri vlerësoi se “kryeministri nuk është gati”.

“Nga sonte nga nesër fillon me u numëru mbrapsht koha për zgjedhje, sa i përket LDK-së gati në çdo kohë, por nuk po besoj që kryeministri është gati. Ka fillu me u akomodu dhe po i intereson më shumë një mandat kalendarik sesa një mandat me agjendë të realizuar”, tha Haziri në Pressing. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...