17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Kushtrim Gara: Serbia po zvarrit fillimin e gërmimeve në varrezën e dyshuar në Kozhle

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit ka deklaruar se pavarësisht një dakordimi paraprak, Serbia po e vonon procesin e nisjes së gërmimeve në një lokacion të ri, ku dyshohet se fshihen trupat e shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësimin se Beogradi nuk ka përmbushur premtimet e tij dhe shpreson që ndërkombëtarët do të rrisin presionin mbi shtetin serb. Gërmimi në varrezën e mundshme masive afër Novi Pazarit ka mbetur në pritje. Pas konfirmimit të Beogradit për kërkimet, ishte parashikuar që në mes të shtatorit të publikohej data e nisjes së gërmimeve ose vlerësimit të lokacionit në fshatin Kozhle.

Deri tani, nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga shteti serb. “Fatkeqësisht, përveç mungesës së informacionit për lokacionin në Kozhle, nuk kemi as një datë për fillimin e gërmimeve, përkundër paralajmërimeve dhe dakordimeve për të trajtuar këtë rast gjatë këtij viti në territorin e Serbisë,” ka deklaruar Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...