Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim për punimet e seancës së sotme, e 11’ta me radhë për konstituim, e cila dështoi sërish. Vazhdimi i saj do të bëhet të mërkurën, në orën 10:00.
Edhe në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar sërish nga partitë që të propozojnë emrat për anëtarë të komisionit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kanë refuzuar që të propozojnë anëtarë.
Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.
“56 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenim nuk ka. Nuk kemi pasur kuorum serish. Shihemi më 7 maj, në orën 10:00”, deklaroi Dehari./Njeshi/