16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Kuvendi i Kosovës përballë bllokadës – nesër tentativa e 11-të për konstituim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër më 5 maj 2025, në orën 10:00, për të vazhduar me seancën për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Ky është raundi i 11-të i tentativës për formimin e Kuvendit, pas dhjetë përpjekjeve të dështuara për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.

Në seancën e kaluar, deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, së bashku me Listën Serbe, refuzuan të propozojnë një përfaqësues për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, me ç’rast kryesuesi i seancës Avni Dehari ndërpriti seancën.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka akuzuar partitë opozitare për qëllim të bllokimit të institucioneve dhe për tentativë për të krijuar një koalicion të mundshëm me Listën Serbe.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq po kundërshtojnë fuqishëm kandidaturën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Sipas tyre, propozimi i saj është politikisht i papranueshëm dhe proceduralisht i diskutueshëm, shkruan Telegrafi.

PDK-ja ka deklaruar se mënyra e propozuar nga LVV-ja për zgjedhjen e kryeparlamentarit është jokushtetuese dhe ka kërkuar ndryshimin e kandidaturës së propozuar, duke shtuar se Albulena Haxhiu te PDK-ja nuk kalon.

LDK ka theksuar se zvarritja e konstituimit të Kuvendit po dëmton funksionimin e institucioneve. Nga kjo parti është nënvizuar se Albulena Haxhiu nuk gëzon mbështetje të gjerë dhe se insistimi në kandidaturën e saj është pengesa kryesore për ecjen përpara.

Edhe nga AAK kanë deklaruar se nuk e mbështesin Haxhiun për kryepalamentare. Madje AAK-ja ka përmendur dy emra tjerë nga LVV për të cilët ka thënë se do t’i votonte për kryeparlamentare e ata janë Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja, nëse bllokimi i institucioneve vazhdon.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në

Formimin e institucioneve të reja po e kërkon bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian që ka thënë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...